Leximi është një aktivititet shumë i shëndetshëm, por që fatkeqësisht çdo ditë e më shumë po pakësohen njerëzit që e pëlqejnë. Më poshtë, do t’ju listojmë katër arsye se përse ju duhet të lexoni.
1.Reduktoni stresin
Nuk ka rëndësi se sa shumë stres keni, gjithçka kalon kur ju keni një histori të lezetshme për të lexuar. Një novelë e shkruar mirë, me personazhe interesante dhe një mesazh goditës, padiskutim që do të jetë një arsye e mirë që ju të lexoni.
2.Merrni njohuri
Pavarësisht faktit që interneti është një mjet i mirë informues, asgjë nuk e zëvëndëson librin. Dija dhe informacioni që të japin librat, pa diskutim që janë shumë të vlefshme. Ndaj, herën e ardhshme që do të nguroni të lexoni një libër, mendoni rreth njohurive nga të cilat po e privoni veten.
3.Pasuroni fjalorin
Të lexoni një libër, do të thotë se ju po njiheni me botën e një shkrimtari, po mësoni fjalë të reja dhe po pasuroheni intelektualisht. Ju mund të merrni fjalë të autorit dhe t’i përdorni ato gjerësisht në jetën e përditshme. Ndaj mos e privoni veten nga njohja e fjalëve, kulturave dhe ideve të reja.
4.Përmirësoni aftësitë shkruese
Duke lexuar, ju gjithashtu do të përmirësoni edhe aftësitë tuaja shkruese. I gjithë informacioni që merrni, fjalët e reja që mësoni dhe inspirimi nga librat, mund të shndërrohet në një mënyrë shumë produktive. Ndaj, konsiderojeni edhe këtë opsion herën e ardhshme që do të keni një libër në dorë.