Lifestyle

4 gjërat që duhet të bëjë çdo lider!

E keni ëndërruar ndonjëherë veten lider të një grupi shoqëror e deri te sipërmarrës i ndonjë kompanie të suksesshme? Epo nëse përgjigja është “jo”, atëherë ju jeni duke bërë gabimin e parë lidhur me të qenit lider! Këtu ka disa këshilla se si të jeni një lider më i mirë.

Besojeni!

Ju nuk do të mund të jeni lider nëse nuk e besoni vërtet diçka të tillë. Ju duhet të krijoni një vizion të së ardhmes, ta besoni vërtet që kjo gjë do të ndodhë. Një lider duhet të ketë vetëbesim, një lider nuk ka kurrë dyshim te vetja.

Nxisni kreativitetin!

Nëse doni të jeni një lider i suksesshëm, ju nuk mund të jeni i mërzitshëm. Ju duhet të jeni gjithnjë kreativ e të nxisni kreativitetin dhe te të tjerët. Ndoshta të tjerët kanë frikë të guxojnë, ndaj ju si lider duhet t’i inkurajoni ata të jenë kreativë. Fundja, më mirë të gaboni sesa të jeni të parashikueshëm.

Jini detajist!

Një lider i tillë, është ai që kujdeset deri në detajin më të vogël. Një sipërmarrës i një kompanie nuk duhet vetëm të japë urdhra si një shef, por të dijë si funksionon dhe gjëja më e vogël dhe ndoshta në dukje e parëndësishme në kompaninë e tij.

Tregohuni bujar!

Një lider i mirë gjithashtu duhet të tregohet bujar. Kjo ka të bëjë me bujarinë në sjellje, pra në komunikimin e kujdesshëm me të tjerët, por edhe me bujarinë me gjëra materiale. Shpërblejini vartësit tuaj kur ata e meritojnë. Shpërblime të vogla herë pas here, do t’i nxisnin ata të përkushtoheshin edhe më shumë te puna e tyre.