Bazuar në komunikimet e ndara nga Tesla, prodhuesi amerikan i makinave elektrike synon të prodhojë 375 mijë Cybertruck në vit. Modelet e para pritet të dalin në treg në fund të gushtit 2023. Tashmë e dimë se modeli Cybertruck do të vinte këtë vit me prodhimin që do të nisë verës. CEO i Tesla-s, Elon Musk deklaroi javë më parë se kompania me gjasë do të prodhojë rreth 250 mijë modele Cybertruck në vit. Më pas vazhdoi të thoshte se shifra në fakt mund të jetë midis 250 mijë dhe 500 mijë kopje.
Elon Musk e prezantoi me bujë të madhe makinën Tesla Cybertruck në vitin 2019, por edhe në atë kohë nuk munguan kritikat e ashpra pasi makinës së veshur me çelik ju thyen xhamat. Së fundmi, një foto e makinës Tesla Cybertruck e shkrepur në rrugët e Kalifornisë është bërë virale në rrjetet sociale për pamjet e saj. Të shumtë ishin ata që e kritikuan pamjen e makinës. “Kjo është një foto e një makine të shëmtuar.” Makina, e cila pritet të kushtojë rreth 40 mijë dollarë, është parë disa herë në qarkullim.
Kamionçina është mjaftueshëm rezistente ndaj ujit. Kjo nuk është hera e parë që Musk shkruan për kapacitetet ujore të Cybertruck. Në prill të vitit 2020 Musk tha se Model S ishte gjithashtu i aftë të shndërrohej në ‘barkë’ për periudha të shkurtra kohore, por që ishte diçka që vet kompania nuk ia rekomandonte askujt që ta provonte.