Aktualitet

350 ha të përmbytura në Lezhë, në të gjitha shkollat e qarkut rifilloi mësimi!

Situata nga moti i keq është përmirësuar në qarkun e Lezhës. Aktualisht ka vetëm 350 ha tokë të përmbytur. Të gjitha akset kalohen e nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Sot nisi mësimi në të gjitha shkollat ku ishte pezulluar. Ndërkohë, shëtitoren e Kunes në Shëngjin po e merr deti që për shkak të motit të keq ka sjellë dëmtime të shumta.

SITUATA NË QARKUN LEZHË

Në territori i Qarkut Lezhë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afër normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të këtë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë në gatishmëri e po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm:

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota – 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga – 0.5 m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përmbytur.

Nga strukturat e MC të Bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish-kënetën e Torovicës, Njësia Administrative Balldren, vazhdojnë të përmbytura rreth 150 ha. Në Njësinë Administrative Zejmen rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish-kënetën Spiten-Tresh. Në total si qark janë rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytura.

Nga strukturat e MC të Bashkisë  Mirditë, raportohet:

Situata në Bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk raportohen. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen probleme. Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë do të jenë  në terren për të  ndjekur situatën dhe problematikat. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Vijon e bllokuar rruga Qafe Thore në Shkodër e disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Njësia Administrative Vig Mnele ka dy fshatra pa drita. U dëmtuan dy ura që pothuajse i bëjnë të pakalueshme rrugët në këtë njësi. Njësia Administrative Temal nuk ka energji elektrike në 10 fshatra. Rrugët rurale janë të bllokuara, me përjashtim të asaj të Komanit.