Bota

31 të vdekur teksa shoferi humb kontrollin e autobusit e bie nga ura në Mali!

Të paktën 31 njerëz kanë humbur jetën dje kur shoferi një autobusi të mbushur me njerëz humbi papritur kontrollin dhe ra nga një urë në Mali në Afrikën perëndimore.

Tragjedia ndodhi pasi autobusi u nis nga Kenieba drejt zonës fqinje Burkina Faso.

10 pasagjerë të tjerë ishin plagosur ndërsa zyrtarët thanë se shkaku ishte “humbja e kontrollit të mjetit” nga drejtuesi. Ata nuk thanë se cilat ishin shkaqet e kësaj të fundit.

Ministria e transportit tha në një deklaratë: “Autobusi i nisur nga Kenieba drejt Burkina Faso u përmbys duke rënë nga ura. Shkaku duket se është humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi”.

Zyrtarët shprehnin keqardhjen për viktimat dhe ngushëllime për familjarët e tyre, ndërsa njoftonin përmirësime në kodin rrugor për të parandaluar tragjedi të tjera.

Aksidente të tilla kanë ndodhur shpesh në Mali dhe Afrikën perëndimore ku shumë rrugë dhe automjete janë në gjendje të dobët teknike.

Rrjeti AFP shkruante më herët se 15 njerëz u vranë dhe 46 u plagosën javës që shkoi në kryeqytetin Bamako kur autobusi tyre u përplas me një kamion.

Mali është i rrethuar nga toka në të gjitha drejtimet dhe nga vendet më të varfra në botë, me rrogë mesatare më pak se 1.5 dollarë në ditë.