Sport

300 ndeshje me Realin dhe nuk ka të ndaluar, Karlo Ançeloti tenton rekordin

Karlo Ançeloti mbushi plot 300 ndeshje në krye të Real Madrid gjatë takimit me Alavesh. Sfida u fitua 3-2 duke dërguar në 39 numrin e sfidave si i pamposhtur në kampionatin spanjoll.

197 ndeshje janë në LaLiga, 64 në Ligën e Kampioneve, 24 në Kupën e Mbretit, 8 në Superkupën e Spanjës, 3 në Superkupën e UEFA-s dhe 4 në Botërorin e klubeve tregojnë për karrierën e pasur në Madrid.

Karlo Ançeloti nuk duket se do ndalet te Reali. Kjo pasi është një rekord, që i ka vendosur syrin. Pikërisht trofetë e fituara.

Rekordi i Migel Munoz, ish-trajneri legjendar madrilen, është 14 trofe. Një rekord që mund të kalohet këtë sezon nga Ançeloti, i cili ka ndërkohë kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.