Bota Tech

300 milion vende pune mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale!

Ndërsa sa vjen e bëhet më e qartë se Inteligjenca Artificiale po tejkalon limitet, ndër të tjera mund të zëvendësojë rreth 300 milion vende pune me orar të plotë. Kjo thuhet në një raport të bankës Goldman Sachs. Sipas gjetjeve në dokument, “përparimi teknologjik do të mbulojë çerekun e detyrave të punonjësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Europë”.

Një gjë e tillë, gjithashtu nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës e hapësirë të re për produktivitet. Në raport thuhet edhe se ky zëvendësim mund të rrisë prodhimin vjetor të mallrave me 7%. Si avancim i madh, përmendet edhe aftësia e Inteligjencës Artificiale që të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna e njeriut.

Për rrjetin britanik BBC, Carl Benedikt Frey nga Universiteti i Oksfordit  tha se “nuk ekziston një mënyrë për të ditur se sa punë do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale”.

Një shembull vjen nga ChatGPT që njerëzve jo shumë të talentuar për të shkruar, iu jep mundësinë të krijojnë ese e po ashtu artikuj. Për këtë arsye, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, çka mund të ndikojë në ulje të pagave, nëse ka rritje të madhe të kërkesës për një punë të tillë.

Në raportin e Goldman Sachs theksohet edhe se pavarësisht sektorit, ndikimi i Inteligjencës Artificiale do të diferencojë 46 për qind të punëve administrative e 44 për qind të atyre në profesionet e lidhura me zbatimin e ligjit, duke i automatizuar.

Por, në fushën e ndërtimit e në shërbimet e mirëmbajtjes, një zëvendësim i tillë respektivisht mund të prekë 6 e 4 për qind të vendeve të punës. Sipas raportit, “60 për qind e njerëzve, sot kanë pozicione pune që nuk kanë ekzistuar në vitin 1940”.

Në disa studime të tjera është thënë se “prej viteve 1980, ndryshimet teknologjike kanë ndikuar në largimin e njerëzve nga puna, çka është bërë më shpejt nga sa që janë krijuar mundësi të reja punësimi”.