Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari ka qenë i ftuari i radhës në programin “Ftesë në 5”, drejtuar nga Bieta Sulo. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Fationi ka folur për humbjen e babait të tij dhe dhimbjen e madhe që kishte lënë pas ndarja e tij nga jeta. Mes trishtimit, ish-banori ka treguar se si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë.
Unë me babanë jam rritur gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja, komunikoja, e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma, ishte 1 maj, ditë e shtunë. Ishte shumë i lumtur dhe 30 minuta më pas më njoftuan që ishte në spital, kjo ishte shumë e dhimbshme. Nuk e kisha menduar kurrë këtë, ishte shokuese. Nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier, nuk e kam parë dot shtrirë.
Jam 30 vjeç sot, nuk e ndjej. Unë jam mësuar që çdo vit ta festoj më të. Njeriu gjen forca, por dhimbja mbetet gjithmonë. Kur e pashë të shtrirë, për mua ishte goditje e madhe, tromboza i kapi trurin.