Vetëm 30 përqind e popullsisë shqiptare mbi 16 vjeç ka mundur të marrë pjesë në aktivitetet kulturore me pagesë.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT kjo shifër është 1.6 për qind më e lartë nga viti 2022. Në total u dhanë 1.175 shfaqje dhe premiera përgjatë vitit 2023 dhe morën pjesë 153.041 spektatorë.
Më shumë pjesëmarrës ka pasur në muzetë e trashëgimisë materiale me 1 milonë vizitorë ku 58,7 % e të cilëve ishin të huaj.
Parku i Butrintit mban vendin e parë e më pas kalaja e Gjirokastrës, Apolonia, Muzeu Gjergj Kastrioti dhe Parku Arkeologjik Shkodër
Në vitin akademik 2023- 2024, në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715 studentë, të cilët përbëjnë 14,3% të totalit.
Sipas INSTAT ka një rënie të tyre me rreth 2 mijë krahasuar me dy vite më parë. Fushat e studimit më të preferuara nga studentët janë “Arkitekturë dhe Ndërtim” dhe “Gjuhët”, përkatësisht me 35,7% dhe 22,7%.
Në fushat e studimit të lidhura me kulturën, femrat përbëjnë shumicën e studentëve me 57,8%. Përqindja e femrave është më e lartë në fushat “Gjuhë” (83,8%), “Gazetari dhe informim” (79,9%) dhe “Shkenca humane” (74,7%) dhe më e ulët në fushën “Sporte”, ku femrat përbëjnë 24,8% të studentëve në këtë fushë.