“Alienët” e shfaqur në Meksikë në fillim të këtij viti, thuhet të kenë 30% të ADN-së të një “specie të panjohur”. Zbulimi tronditës erdhi pasi dy trupa të vegjël u shfaqën nga gazetari meksikan Jaime Maussan, i cili pretendoi se ishin kufoma të lashta të alienëve të gjetur në Peru. 70-vjeçari tha se zbulimi i tyre ishte gjëja më e rëndësishme që i kishte ndodhur njerëzimit. Së fundmi, ndërsa iu drejtua Kongresit Meksikan, ai njoftoi se alienëve iu bënë teste të ADN-së dhe rezultatet treguan se 30% e saj nuk ishte nga ndonjë specie e njohur.
Maussan citohet të jetë shprehur:
Unë besoj se ky fenomen është i vetmi që na jep mundësinë për t’u bashkuar. Kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë mënyrë. Ne kemi një shembull të qartë të mostrave jo-njerëzore që nuk kanë lidhje me ndonjë specie të njohur në planetin tonë. Publiku ka të drejtë të dijë për teknologjinë dhe qeniet jo-njerëzore. Ky realitet bashkon njerëzimin në vend që të na ndajë. Ne nuk jemi vetëm në këtë univers i madh; duhet ta përqafojmë këtë të vërtetë. Këto ekzemplarë nuk i përkasin evolucionit tonë tokësor. Ata nuk ishin krijesa të zbuluara pas një përplasjeje të UFO-ve. Përkundrazi, ato u gjetën në miniera diatomike dhe më vonë u shndërruan në mumie të fosilizuara.
Riujtojmë se trupat u zbuluan për herë të parë në Peru dhe u ekspozuan deri në vitin 2017. Will Galison, i cili merret me studimin e UFO-ve, është një nga ata që i ka parë mumiet nga afër në Peru dhe pohoi se duhet të jemi shumë më të shqetësuar për to.
Ndërkaq, një kompani po ofron një shpërblim për këdo që kap një alien. Alienët dhe UFO-t magjepsin publikun. Ata kanë marrë përmasa mitike dhe intrigojnë të menduarit tonë. Nga e gjithë kjo zhurmë po përpiqet të përfitojë Amazon Ring, një kompani inteligjente e sigurisë në pronësi të Amazon.