Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.
Dihet se Oriola është prej disa kohësh pjesë e firmës prestigjioze dhe të njohur ndërkombëtarisht, ‘Guess’. Sot ajo mbush 3 vite që është pjesë e kësaj familje të madhe mode dhe shprehet se është shumë mirënjohëse për këtë mundësi.
Disa kohë më parë, kur ajo është pyetur nga ndjekësit e saj për hyrjen e saj në ‘Guess’ , ajo është shprehur se në atë kohë nuk ndihej mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe se ata sërish e mbështetën dhe e ndihmuan të ecte përpara dhe të ishte këtu ku është tani dhe për të bërë atë që ajo donte për veten, familjen dhe njerëzit që e mbështesnin.
Pak muaj më parë, u përfol shumë në media rreth ndarjes së çiftit Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Dedikimet në Story, mosndjekja e njëri-tjetrit në rrjete sociale ishin shkëndijat e para që i bënë të gjithë të besojnë se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Në një intervistë të dhënë futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.