Vajzat e Diego Armando Maradonës kanë kërkuar drejtësi rreth çështjes së vdekjes së babait të tyre. Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit 2020. Vdekja e tij mbetet një mister, me autoritetet që vazhdojnë të hetojnë shkakun e vdekjes së legjendës së futbollit botëror.
Autoritetet në Argjentinë kanë ‘pikasur’ disa të dyshuar për vrasje të mundshme të shkallës së parë në rastin e legjendës së futbollit. Me rastin e plotësimit të 1000 ditëve nga vdekja e tij dy vajzat e të ndjerit Dalma dhe Janina, kanë shpërthyer duke folur për një vdekje të paramenduar. Thuhet se Maradona ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore.
Pavarësisht kësaj, puna e tij në Argjentinë dhe në pjesën tjetër të botës e bën atë një model të vërtetë futbolli bazuar në karrierën e tij. Diego ishte jetik në arritjen e fundit të titullit që Napoli pati në Serie dhe përveç kësaj, fitoi kampionatin e Botërorit në vitin 1986, duke mposhtur kombëtaren gjermane në finalen e madhe. Sipas një algoritmi nga “The Sun”, Diego Armando Maradona do të kishte një pasuri me vlerë prej 390 milionë euro në vitin 2023, pra 10 milionë më pak se Kylian Mbappe.