Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mëngjesin e sotëm shumë zhurmë ka pasur në shtëpinë e ‘BBV3″. Kjo për shkak se Liami ka zgjedhur t’i zgjojë banorët duke përplasur tenxheret me njëra-tjetrën e duke krijuar një zhurmë, e cila i ka acaruar banorët ndërsa flinin. Ndër ta ka qenë edhe Roza, e cila shumë e nevrikosur i është shprehur Heidit duke nënkuptuar diçka:
Roza: 3 veta nuk do flen gumë në “BBV3”
Ish-banorja e “BBV1” Paloma ka qenë e ftuar në “Breaking” në Top News ku ka komentuar ngjarjet dhe personazhet e BBV3. Sipas Palomës Egla ka qenë e martuar me një italian dhe kanë një biznes së bashku. Gjithashtu ajo shtron se pas shumë vitesh bashkëjetese, Egla është ndarë me Italianin, por sipas saj, aktorja figuron e martuar me dikë tjetër në Shqipëri.