Botë e Çuditshme

3 shenjat e horoskopit që vdesin për pak thashetheme

Thashethemet janë pjesë e çdo shoqërie në jetën tonë të përditshme. Në kafe, në punë, në shkollë në shtëpi në çdo ambient bëhen thashetheme, por në çdo rast ka disa nga ata persona që nuk rrinë dot pa i futur “hundët” në punët e të tjerëve.

Njerëz të ndryshëm që nuk na e duan të mirën flasin fjalë ose i fusin “hundët” në vende ku nuk iu takojnë. Në fakt edhe pse nuk është diçka e bukur ka njerëz që kënaqen kur ndërhyjnë në jetën e të tjerëve dhe veçanërisht këto 3 shenja të horoskopit nuk rrinë dot pa bërë pak theshetheme.

Binjakët

Ata ju premtojnë se nuk do t’i tregojnë kurrë, pastaj u tregojnë të gjithëve. Një Binjak është në thelb spiuni më i fshehtë i të gjitha shenjave të zodiakut. Ata dinë se si ta fitojnë besimin tuaj, duke ju bindur që të zbuloni të gjithë informacionin që ata kërkojnë ndërsa ju premtojnë se ata kurrë nuk do t’i tregojnë sekretet. Ata ju magjepsin duke ju joshur që të tregoni të gjitha historitë tuja, por kujdes sepse binjakët kanë një biblotekë të tërë me thashetheme.

Peshorja

Peshoret dine ta luajnë aq bukur lojën e tyre, saqë në pamje të pare nuk e japin këtë përshtypje. Peshorja duket e ëmbël, e pafajshme dhe kjo I bën më të zgjuara për të rrëmbyer çdo secret nga të gjitha anët.  Sjellja e tyre e padëmshme u lejon atyre të bëjnë thashetheme në publik, pa i gjykuar askush për këtë. Duke u miqësuar me të gjithë, në të gjitha anët, ata dëgjojnë çdo këndvështrim të situatës. Sidoqoftë, një Peshore është e njohur gjithashtu për të qëndruar diplomatike dhe e ndershme kur merret me thashetheme. Pavarësisht se në cilën anë të historisë duan të besojnë, ata sigurohen që po marrin parasysh çdo këndvështrim para se të bëjnë një gjykim. Në fakt, ju mund t’i besoni një Peshorje që të dijë jo vetëm thashethemet më të fundit, por edhe se kush është me të vërtetë fajtor.

Ujori

Shenja e Ujorit pretendon se qëndron larg thashetheme, por në të vërtetë kjo shenjë i adhuron dramat. Edhe pse shtiren sikur nuk merren me fjalë, atyre u pëlqen të përgjojnë thashethemet. Gjithashtu analizojnë me hollësi situata të ndryshme pa u vënë re, por kanë tendencë edhe t’i zmadhojnë gjerat.