Për shumë njerëz, mjafton një ecje në natyrë apo konsumi i ushqimeve dhe ujit që të ndihen se i kanë bërë një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit të tyre. Por, për disa shenja të horoskopit, kjo është një rutinë e përditshme në funksion të mirëqenies mendore dhe fizike.
Dieta e pasur ushqimore, aktivitetet fizike, terapitë apo seancat e yoga-s, të lindurit e këtyre tre shenjave e kanë mision të jetuarit mirë dhe plot shëndet.
Dashi
Dashi është gjithmonë gati që të shtojë gjëra interesante në rutinën e përditshme në funksion të të ndjerit mirë dhe shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse të lindurit e kësaj shenje, janë ata që zgjohen herët në mëngjes, bëjnë një smoothie të shijshëm dhe shkojnë me qejf në seancat e pilates/palestrës.
Madje, edhe në ditët që ata i kanë pushim dhe i kanë premtuar vetes që do të rrinë vetëm shtrirë, sërish gjejnë motivimin për t’u stërvitur, si një mënyrë e duhur për t’u ndjerë mirë me veten dhe për të luftuar stresin.
Virgjëresha
Jeta e kësaj shenje sillet rreth përsosjes së rutinës në emër të mirëqenies, fizike dhe mendore. Nëse nuk janë duke ndjekur klasa mësimi yoga, me siguri janë duke pirë një lëng frutash të freskët, sasinë e duhur të ujit apo duke lexuar etiketat e ushqimeve që blejnë për të gjetur përbërësi më të dobishëm.
Qëllimi i tyre është të ndihen sa më mirë dhe ndjekja e një liste mirëqenieje të përgjithshme është mision jete për ta.
Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte/ Horoskopi JAVOR 7-13 tetor 2024: Bëni vizita te mjeku dhe merrni…
Peshorja
Peshorja është drejtuesja e grupit kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj vetes. Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen që të ndjekin video virale apo të shohin platforma sociale për blerje të ndryshme online, sidomos në pjesën estetike, si serume për flokët, vaj apo produkte të tjera për lëkurën.
Kjo shenjë nuk e ka aspak problem që të vendosë veten të parë dhe janë gati që të heqin dorë nga çdo plan apo ftesë që “kërcënon” të prishë rutinën e tyre.