Art & Kulturë Celebrities Film & Tv Music

3 netë plot ngjyra/“Hemingway Jazz Fest” vjen në edicionin e 11-të, mbi 40 artistë do ngjiten në skenë!

“Hemingway Jazz Fest” prej vitesh është shndërruar në traditë. Këtë vit ky festival vjen në edicionin e 11-të të tij me tre netë plot ngjyra në datat 19-20-21 Korrik në Korpusin Universitar. Kjo është një festë që bën bashkë muzikën e mirë, miq të rinj dhe të vjetër, artdashës të vërtetë të cilët kanë qenë prezent që kur ky festival ka nisur në Tiranë 2013. Mbi 40 artistë që do të ngjiten në skenë për të dhuruar magji me artin e tyre.

Blendi Sukaj, organizatori i “Hemingway Jazz Fest” në lidhje me këtë festival u shpreh se:

Ka qenë shumë spontane e gjithë nisja e këtij festivali që është kthyer në traditë. 

Nata 1- 19 Korrik

Tonin Cartone, Cesare Dell’Anna & Opa Cupa

Antonio De La Cuesta, i njohur si Tonino Carotone, artisti i parë që do të çelë “Hemingway Jazz Fest” në edicionit e 11-të. I lindur në Burgos të Spanjës, ai ka qenë gjithmonë i dashuruar me muzikën italiane. Në fillimet e tij të karrierës është frymëzuar nga Fred Buscaglione për pamjen dhe nga Renato Carosone për pseudonimin; me këtë të fundit pati nderin të regjistronte një version të paharruar të “Tu vuò fa l’americano”.

Një artist kult në botë dhe “rebel i lindur”, i cili ka bërë te mundur një përzierje të zhanerave të ndryshëm të muzikës në një formë totalisht origjinale. Gjatë viteve ai ka bashkëpunuar me Manu Chao, Eugene Hùtz (Gogol Bordello), Erriquez (Bandabardò), Pietra Montecorvino, Locomondo, Arpioni, Zibba, Vallanzaska, Piotta, Roy Paci, Africa Unite dhe shumë të tjerë.

Gjithmonë i ndjeshëm ndaj problemeve të të drejtave të njeriut dhe qytetarit, ai është një nga rebelët më të famshëm Bask. Ndër të tjera, në 2018 i përkushtohet monumenti i parë në botë që përkujton ata që nuk ranë në luftë, por që luftuan për një ideal të përbashkët: paqen. Ka me qindra koncerte dhe shumë albume të publikuar. Vera e vitit 2024 e sheh atë të përfshirë në turneun “Nè Diavoli Nè Angeli” i cili do të prekë të gjitha rajonet italiane si dhe qytete evropiane, ku ndër të tjera, me shume dashuri na ka bërë pjesë edhe ne.

Cesare Dell’Anna, mbi të gjitha konsiderohet si një pjesëtar shumë i ngushtë i familjes së Hemingway-t! Një artist 360° që prej vitesh konsiderohet dhe vlerësohet kudo në botë dhe në industrinë e muzikës si trombetist, kompozitor, eksperimentues, arranxhator, zë i fuqishëm ndaj formave të ndryshme të denigrimit të racave, migrimit dhe njerëzve në nevojë. Me bashkëpunime nga më të ndyshmet me emra të mëdhenj të skenave botërore, gjeni i vërtetë i muzikës sa tradicionale po aq edhe konteporane.

Në albumet pafund të krijuara nga Cesare Dell’Anna mbizotëron tradita e vjetër e bandave të jugut të Italisë, me nota të forta nga kultura vendase, por shumë edhe nga ajo ballkanike. Themelues i “Opa Cupa” dhe “Giro di Banda” çon përpara pikërisht këtë identitet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hemingway Tirana (@hemingwaytirana)

Nata 1- 19 Korrik

Nik West (The queen of bassists)

Prania shpërthyese në skenë nuk është e mjaftueshme për të përshkruar mënyrën se si Nik West lëviz, mahnit dhe trondit publikun kudo.

Ajo është një eksploziv i vërtetë në skenë, teksa këndon, kërcen dhe luan në kitarën e saj bas!

Me bashkëpunime që përfshijnë artistë të tillë si Dave Stewart, Prince, John Mayer, Glee dhe shumë të tjerë, basistja, këngëtarja dhe kompozitorja Nik West është gjithçka më shumë se thjesht një fytyrë e bukur. Gazetari i njohur i muzikës Alex Henderson (Billboard) përmbledh talentin e jashtëzakonshëm të West duke thënë:

Nik West është një artiste e shekullit të 21-të që nuk sillet sikur bën muzikë të vërtetë. Ajo është një këngëtare e re dhe basiste elektrike, e cila e njeh mirë instrumentin e saj dhe luan sikur të jetë frymëzuar nga këngëtarë si Larry Graham, Louis Johnson (Brothers Johnson) dhe Marcus Miller, e cila e bën atë një këngëtare shumë ekspresive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hemingway Tirana (@hemingwaytirana)

Nata 1- 19 Korrik

London Afrobeat

London Afrobeat Collective janë një grup muzikantësh nga e gjithë bota, të dashuruar me muzikën afrobeat. Të krijuar për një qëllim, për të rritur energjinë pozitive në botë duke i bërë njerëzit të kërcejnë! Grupi i tyre prej 8 muzikantësh nga Anglia, Italia, Franca, Kongo, Argjentina dhe Zelanda e Re kombinojnë afrobeat-in tradicional me funk, jazz, rock dhe latine për të krijuar diçka unike.

Nata e tretë vazhdon nën tingujt e Killabeatmaker. Producenti muzikor kolumbian, i cili kombinon në mënyrë magjike ritmet kolumbiane me Afrobeats, Amapiano dhe Cumbia. Njohuria e tij për muzikën tradicionale indige të Amerikës së Jugut e ka lejuar atë të krijojë muzikë elektronike dhe globale për mijëra njerëz në të gjithë Evropën dhe Amerikën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hemingway Tirana (@hemingwaytirana)

Biletat për “Hemingway Jazz Fest” Edicioni i 11-të mundeni ti aksesoni si më poshtë :

📍Hemingway Bar nga e hëna në të shtunë 10:00-14:00 dhe 19:00-00:00.
📍 Info Points Sheshi Skënderbej çdo ditë nga ora 17:00-22:00.
📍Info Points Sheshi Italia çdo ditë nga ora 17:00-22:00.