Anëtarët e opozitës janë përplasur me përfaqësuesen e Presidentit Bajram Begaj këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve.
Debati vjen pas kërkesës së Sekretares së Përgjithshme të Presidencës Valbona Lusha për një fond shtesë prej 36 milionë lekësh, duke thënë se ne.vojiten për blerjen e makinave të reja në dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko-administrativ si dhe rikonstruktimit të godinës ekzistuese të Presidencës.
Dhurata Çupi: Këtë herë kërkohen 3 milionë euro nga Presidenti. Janë 3 milionë euro që do zhbëjnë një trashëgimi kulturore. Presidenca është ndërtuar në 1930, as Enver Hoxha nuk e shndërroi atë godinë. Ju thatë se keni filluar projektin e asaj godine. Me 3 milionë euro që doni të investoni, nuk i ruhet trashëgimia kulturore asaj godine. Si mund të konsumohen dhe të mos ndryshojë nga trashëgimia kulturore? Të hedhësh 3 milionë euro dhe të thuash do ruaj trashëgiminë, nuk ekziston. Nëse kjo ndodh, ju nuk meritoni të ekzistoni si Presidencë.
Përfaqësuesja e Presidencës: Nuk do preket trashëgimia kulturore, janë marrë të gjitha lejet përkatëse.