Lifestyle

3 këshilla për të shmangur xhelozinë mes fëmijëve!

Ndonjëherë fëmijët e xhelozojnë njëri-tjetrin për gjëra të ndryshme. Kjo shpesh ndodh edhe në një familje mes vëllezërve e motrave dhe mund të zgjasë për shumë vite. Këto janë tre mënyrat që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni marrëdhënien mes fëmijëve, duke shmangur xhelozinë mes tyre!

1. Pranojini emocionet e fëmijëve

Psikologët pohojnë se nuk duhet të neglizhoni emocionet e fëmijëve tuaj. Përkundrazi, ju si prindër duhet t’i mirëkuptoni ato dhe duhet ta pranoni zemërimin e fëmijëve me njëri-tjetrin. Problemet gjejnë zgjidhje vetëm atëherë kur pranohet ekzistenca e tyre fillimisht.

2. Shpenzoni kohë me ta individualisht

Duhet të shpenzoni kohë me fëmijët individualisht duke i dhënë secilit prej tyre rëndësinë dhe energjinë e merituar. Kur vëreni se njëri nga fëmijët ndihet më tepër i neglizhuar, mos nguroni t’i përkushtoni më tepër vëmendje atij. Secili nga ta duhet të ndjehet i rëndësishëm për prindërit.

3. Mos i krahasoni

Gjëja më e keqe dhe që ngjall xhelozi mes fëmijëve, është kur ju i krahasoni ata. Të bëni krahasime mes tyre se cili është më i sjellshëm, cili studion më shumë apo gjithçka tjetër, nuk është aspak e shëndetshme. Për më tepër, nëse kjo gjë do të ndodhte, do të ngjallej xhelozi mes tyre.