Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa ishin duke diskutuar, banorja i është afruar tek fytyra këngëtarit, teksa i ka thënë se për shkak të presioneve që ai i bën, ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia. Ndërkohë, Luizi i ka thënë vetëm që të marrë valixhet dhe të largohet.
Antoneta: Jam lodhur, kam gjithë këto ditë që përpiqem mos të të flas fare dhe ti ma nxin jetën.
Luizi: Merr valixhet dhe ik pra
Antoneta: Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pre, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur erdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi
Luizi: do ikësh tani?
Antoneta: Nuk po qaj jo
Lorenci dhe Keisi edhe njëherë folën për deklaratën që ai bëri në “Prime” e së shtunës. Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd. Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë. Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz.