Zëri i tyre është dominant mbi tuajin
Zëri më dominues shfaq një shenjë kontrolli që ju bën ju të kujtoni se kush është ‘superiori’ në lidhje. Nëse e vini re këtë gjë çdo herë që komunikoni, nisni të merrni shënime. Të gjithë mund të marrin pjesë në ‘biseda’ të njëanshme dhe nuk janë aspak argëtuese. Mund të jetë shumë e lehtë t’i ngresh zërin partnerit pa e kuptuar, sidomos nëse ata janë më introvertë dhe ju jeni ekstrovertë.
Mënyra më e mirë për t’u ‘përballur’ me partnerin tuaj që nuk ju lë të flisni asnjë fjalë është t’ja vini në dukje në momentin që ndjeni se komunikimi nuk është i balancuar.
Luajnë gjithmonë rolin e edukatorit
Çdokush ka bagazhin e tij të njohurive dhe aftësive. Kjo do të thotë që gjithësecili prej nesh mund të flasë bindshëm për gjëra të caktuara. Por, nëse partneri juaj është vazhdimisht duke ju kontrolluar mendimet dhe opinionet tuaja, kjo nuk është e pranueshme. Nëse partneri ndjen sikur është përgjegjësia e tij për t’ju edukuar dhe mësuar mënyrën se si bota funksionon, çfarë vendimesh të merrni dhe si të ndiheni për gjëra të caktuara që ju ju ndodhin, kjo është diçka toksike, pasi partneri po kontrollon jetën tuaj.
Zemërohen shpesh me ju
Një partner i paduruar dhe i irrituar përdor shpesh zemërimin si një formë komunikimi. Nuk ka asnjë komunikim real në të tilla kushte, është vetëm njëra nga palët që po bërtet, pasi nuk ndihet mirë ose nuk janë të lumtur. Të qenurit të mërzitur dhe të shqetësuar ndonjëherë, është një gjë shumë normale. Ndonjëherë ndjenjat tona mund t’i përdorim si një formë për t’u shfryrë tek partneri, por kjo është një mënyrë që e dëmton shumë lidhjen. Përpiquni të komunikoni me partnerin dhe t’i shprehni se për çfarë jeni të mërzitur dhe jo ta ktheni çdo inat tuajin kundrejt atij.