29-vjeçarja me 7 fëmijë, që kandidon për deputete…
Live From Tirana • 18:41 19/02/2021
Ndryshe nga shumë të rinj që zgjedhin t’i përkushtohen vetëm karrierës e shtyjnë planet për të krijuar një familje, Ajlina Alfredaj, i bën të dyja njëkohësisht. Ajo ka shpallur kandidaturën e saj si deputete në qarkun e Tropojës. E pyetur rreth jetës së saj private e në lidhje me binjakët, Ajlin e nis me një batutë:
Ne i kemi me ofertë, bli një merr dy…
Ajo tregon gjithashtu se si e menaxhon situatën duke shtuar se:
Është shumë e veshtirë të balancosh rolet në familje e karrierë, por mjafton që jap më shumë dashuri dhe marr më shumë. Për sa i përket të ardhmes së fëmijëve, unë do doja t’i rrisja këtu në Tropojë, por nëse ata zgjedhin të vijnë në kryeqytet, tre orë larg jemi.
Nëna e shtatë fëmijëve shprehet se atë e ndihmon shumë bashkëshorti dhe se ai është një hero:
Çdo femër do donte të ishte në vendin tim… me një bashkëshort të tillë!
Për të gjitha vajzat që duan të vazhdojnë shkollën e të krijojnë një familje, Ajlin vjen me sekretin:
Isha 19 vjeçe, kur pata binjakët e parë e për të kaluar sezonet e provimeve, përqëndrohesha tek kreditet që më duheshin për të kaluar vitin. Dhe për vajzat që duan të krijojnë familje ju them se çdo gjë mund të humbë e fitohet, por familja është e përjetshme.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024