Celebrities Gossip Showbiz

29 vite diferencë, aktori i njohur Bill Murray po përflitet se është në një lidhje me këngëtaren Kelis!

Këngëtarja e njohur Kelis thuhet se është në një lidhje me aktorin e “Ghostbusters”, Bill Murray. Sipas gazetës, të dy ndezën thashethemet për romancë pasi Murray ishte në koncert në Londër për të parë këngëtaren 43-vjeçare. 72-vjeçari gjithashtu u pa duke e mbështetur atë në disa nga performancat e saj.

Burime të afërta me çiftin thanë se ata gjithashtu janë parë së bashku në të njëjtin hotel dhe janë afruar për një kohë pas takimit të parë në SHBA. Burimi pohoi se:

Ata u panë të dy në të njëjtin hotel dhe ai ka qenë për ta parë performancën e saj disa herë përpara se të shkonte në Mighty Hoopla. Çfarëdo që të jetë ajo që i ka bashkuar, dhe sado e pamundur të duket, ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës në moshë.

Romanca e re e supozuar e yllit të “Caddyshack” vjen mes akuzave ndaj aktorit për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve.