Showbiz

U aludua se është shtatzënë, aktorja e njohur reagon e revoltuar!

Aktorja e famshme Natalie Portman ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit, pasi mediat kanë aluduar se aktorja është në pritje të ëmbël. Spekulimet nisën për shkak të disa fotove, në të cilat barku i saj shihej më i fryrë se më parë. 39-vjeçarja nuk i ka pritur fare mirë këto lajme dhe ka reaguar ashpër.

U tha se është shtatzënë vetëm prej disa fotove:

Ajo ka postuar në Instagram foton e një artikulli që shkruante: “Natalia Portman shfaqet në Sindej me bark të rrumbullakosur”.

Hey. Unë nuk jam shtatzënë… por, mesa duket, qenka ende normale që në 2021 dikush të spekulojë dhe të komentojë mbi formën e trupit të një gruaje sa herë që dëshiron? Mund të bëni më mirë se kaq.

 

Portman aktualisht është në Australi duke xhiruar “Thor: Love and Thunder”. Fituesja e çmimit “Oscar” është nënë e dy fëmijëve, djali 8-vjeçar Aleph dhe vajza gati-4-vjeçare Amalia, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshortin e saj, Benjamin Millepied.