Një bodybuilder dhe influencuese nga Turqia është ndaluar të fluturonte nga Texas për në Miami në 8 Korrik sepse kishte veshur pantallona të shkurtra dhe kjo gjë do ishte një shqetësim për pasagjerët e shumtë familjarë që ndodheshin në avion.
Deniz Saypinar, e cila numëron 1 milion ndjekës në Instagram, e ka ndarë incidentin përmes një videoje ku tregon mes lotësh çfarë i kishte ndodhur.
26-vjeçare tha se stafi e kishte fyer kur i thanë se ajo ishte pothuajse “e zhveshur”.
Ata më ndaluan të udhëtoja sepse më thanë ju jeni lakuriq dhe ofendoni familjet e tjera, është shprehur Deniz.