Tech

250 veçori të reja që vijnë me iOS 18, Apple i liston!

Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe telefonëve të rinj, pritjes i erdhi fundi. Kompania e njohur Apple ka hedhur në treg iPhone 16, i cili konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij. Telefonët iPhone 16 Pro janë pak më të mëdhenj, krahasuar me paraardhësit e tyre. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, gjë që i lejon përdoruesit të kenë një ekran më të madh për lojëra dhe filma.

Telefoni do të shfaqet për herë të parë në Cupertino të Kalifornisë, në një sallë që mban emrin e një prej themeluesve të kompanisë, Steve Jobs, i cili në vitin 2007 i prezantoi botës iPhone-in e parë. Që atëherë, Apple ka shitur miliarda telefona, duke gjeneruar të ardhura prej rreth 3 trilion dollarë. Megjithatë, gjatë dekadës së fundit, ka pasur kryesisht përmirësime të vogla nga një model në tjetrin, një faktor që ka bërë që njerëzit të “nguten” në blerjen e një telefoni të ri dhe kjo ka sjellë rënien e fundit të shitjeve të këtij produkti.

Si gjithmonë, me telefonat e rinj vjen edhe versioni më i freskët i iOS. Bëhet e ditur se iOS 18 do të lançohet më 16 shtator dhe ndërsa Apple tashmë ka vënë në lojë shumicën e veçorive të reja, ajo tani ka postuar një dokument të detajuar në faqen e saj të internetit që përshkruan të gjitha përditësimet dhe ndryshimet që vijnë me këtë version të fundit të OS.

Lista është e mbushur me shumë veçori për të cilat kemi dëgjuar tashmë, si Apple Intelligence, mënyra të reja për të personalizuar Ekranin bazë dhe Qendrën e Kontrollit, një aplikacion të rinovuar Photos, disa përmirësime në aplikacionin Messages dhe një aplikacion krejt të ri Passwords. Lista gjithashtu hedh dritë mbi disa ndryshime dhe veçori më të vogla, duke përfshirë përmirësime në CarPlay, aplikacionin Weather, regjistrimin dhe transkriptimin e thirrjeve.

Gjithashtu, posta zanore e drejtpërdrejtë po zgjeron shtrirjen e saj, duke mbështetur tashmë gjuhë dhe vende të shumta. Veçoritë fillestare të Apple Intelligence nuk do të shfaqen deri në iOS 18.1, që pritet të prezantohet në tetor. Dhe nëse jetoni në Bashkimin Evropian, ato nuk do të shfaqen fare, të paktën tani për tani. Siç raportohet, për të përdorur Apple Intelligence, do t’ju duhet një nga këta iPhone:

iPhone 15 Pro

iPhone 15 Pro Max

iPhone 16

iPhone 16 Plus

iPhone 16 Pro

iPhone 16 Pro Max

Ndërkohë, iOS 18 do të jetë i qasshëm për të gjithë që përdorin seritë iPhone 12 dhe më të reja, së bashku me iPhone SE 3.