Nata më e rëndësishme e vitit për industrinë britanike të filmit, çmimet BAFTA, për shtatë dekadat e fundit, ka zënë një vend të veçantë në zemrat e shumë njerëzve. Është vendi ku janë bërë bashkë yjet e skenës dhe ekranit nga e gjithë Evropa, SHBA-ja dhe e gjithë bota, ku personazhe si Elizabeth Taylor dhe Cher kanë bërë parakalime të guximshme në tapetin e kuq, ku Jodie Foster, Daniel Kaluuya dhe aktorë të tjerë të panumërt janë vlerësuar, vite përpara se të merrnin rëndësinë e duhur nga Akademia.
Por është e lehtë të harrohet se midis viteve ’60 dhe ’00, BAFTA-t dukeshin jashtëzakonisht ndryshe nga shkëlqimi me të cilin jemi mësuar sot. Përpara se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit të uleshin në qendër, Duka i Edinburgut ishte aty, duke qeshur me Peter O’Toole ndërsa i jepte atij çmimin për aktorin më të mirë britanik për’ Lawrence of Arabia’ në 1963. Përpara se Angelina Jolie të parakalonte në tapetin e kuq me një fustan të zi në solidaritet me Time’s Up, ajo mori pjesë në vitin 1998 me një fustan ‘të çuditshëm’ dhe bashkëshortin e saj të parë, Jonny Lee Miller. Pastaj, është Emma Watson, e cila vetëm 14 vjeç mbërriti me një fustan jeshil në 2005-ën dhe mbajti një fjalim të adhurueshëm kur pranoi BAFTA-n për ‘Filmin Portokalli të Vitit’ në emër të kastit të ‘Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit’.
Këtu keni fotot më të mira nga ceremonitë e kaluara, duke i shfaqur të gjithë nga Elizabeth Hurley në lavdinë e saj të viteve ’90 e deri te 19-vjeçarja Kristen Stewart, fituese e çmimit ‘Yll në Rilindje’ në 2010-ën.
1964
Rachel Roberts dhe Dirk Bogarde mbajnë çmimet e tyre – respektivisht për aktoren më të mirë britanike dhe aktorin më të mirë britanik – dhe ndajnë batuta me prezantuesen Audrey Hepburn.
1998
Çifti ikonik i viteve ’90, Elizabeth Hurley dhe Hugh Grant na sollën shumë momente në tapetin e kuq gjatë lidhjes së tyre 13-vjeçare, duke përfshirë këtë, nga BAFTA-t e 1998-ës.
2003
Martin Scorsese, i nominuar për regjinë më të mirë për ‘Gangs of New York’, puth Catherine Zeta-Jones, fituesen e çmimit për aktoren më të mirë në rol dytësor për ‘Chicago’.
2000
Një Mena Suvari me fytyrë të freskët është fotografia e elegancës në post-partyn e BAFTA. Ajo u nominua për aktoren më të mirë dytësore për filmin ‘American Beauty’, e cila mori çmimin BAFTA për filmin më të mirë.
1980
Meryl Streep dhe burri i saj, Don Gummer, krah për krah ndërsa mbërrijnë në BAFTA. Streep u nominua për dy çmime BAFTA atë vit, aktorja më e mirë për ‘The Deer Hunter’ dhe aktorja më e mirë dytësore për ‘Manhattan’.
1998
Angelina Jolie me flokë të shkurtër pozon me bashkëshortin e saj të parë, Jonny Lee Miller, në BAFTA-n të vitit 1998. Ajo do të fitonte dy nominime në BAFTA gjatë dy dekadave të ardhshme, ‘Changeling’ në 2009 dhe në ‘First They Killed My Father’ në 2018.
1963
Në BAFTA-n e 16-të, Princi Philip i dhuron Peter O’Toole një buzëqeshje për çmimin për aktorin më të mirë britanik për ‘Lawrence of Arabia’. Duka i Edinburgut ishte në fakt presidenti i parë i BAFTA-s, duke shërbyer nga viti 1959 deri në vitin 1966.
2005
Mischa Barton me një 14-vjeçare si Emma Watson, e cila mban BAFTA-n për ‘Filmin Portokalli të Vitit’ që iu dha ‘Harry Potter dhe të Burgosurit të Azkabanit’.
1984
Çifti i dikurshëm Cher dhe Val Kilmer duke marrë pjesë së bashku në BAFTA. Një vit më pas, Cher do të nominohej për aktoren më të mirë dytësore për ‘Silkwood’.
1994
Helen Mirren duke qeshur me Miranda Richardson. Dy aktoret kanë nëntë nominime BAFTA mes tyre – Richardson për The Crying Game, Tom & Viv, Made in Dagenham dhe Damage (për të cilin ajo fitoi), dhe Mirren, për Cal, The Madness of King George, Gosford Park, Hitchcock dhe Mbretëresha (për të cilën ajo fitoi).
2003
Bashkëprotagonistet e ‘The Hours’, Nicole Kidman dhe Meryl Streep, marrin pjesë në një festë BAFTA. Të dyja ishin në garë për aktoren më të mirë, me të parën që siguroi çmimin.
1996
Jerry Hall mbërrin në ceremoninë e vitit 1996 me një fustan të bardhë prej sateni.
1997
Me kaçurrela ngjyrë vjollcë dhe bizhuteri verbuese, Diana Ross mbërrin në ceremoninë e vitit 1997. Ajo prezantoi skenarin më të mirë origjinal BAFTA për ‘Secrets & Lies’.2007
Penélope Cruz dhe Thandiwe Newton pozojnë së bashku në BAFTA-n 2007. Cruz u nominua për aktoren më të mirë atë vit për ‘Volver’, dhe Newton fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor vitin e kaluar për ‘Crash’.
2002
Jennifer Connelly në tapetin e kuq vitin kur fitoi çmimin BAFTA për aktoren më të mirë në rol dytësor për ‘A Beautiful Mind’.
1985
Një 45-vjeçar i pasionuar, Ian McKellen merr pjesë në ceremoninë e vitit 1985. Aktori do të fitonte katër nominime BAFTA gjatë dy dekadave të ardhshme, për interpretimet e tij në ‘The Lord of the Rings: The Fellowship of the Ring’, ‘The Lord of the Rings: The Return of the King’ dhe ‘Richard III’ .
1993
Emma Thompson ‘merr frymë lirisht’ pasi mori BAFTA-n e aktores më të mirë për ‘Howards End’.
2004
19 vjeçarja Scarlett Johansson risjell stilin e shkuar të Hollivudit në ceremoninë e vitit 2004. E talentuara kishte dy nominime për aktoren më të mirë atë vit, për ‘Lost in Translation’ dhe ‘Girl with a Pearl Earring’, duke marrë në shtëpi një BAFTA për të parën.2010
Kristen Stewart, vetëm 19 vjeç në garë për aktoren më të mirë në çmimet BAFTA të vitit 2010.1966
Julie Christie dhe Dirk Bogarde në tavolinën e tyre vitin kur dyshja fituan për aktoren më të mirë britanike dhe aktorin më të mirë britanik, respektivisht, për ‘Darling’.1996
Yjet e ‘Sense and Sensibility’, Emma Thompson dhe Kate Winslet mbajnë statujat e tyre për aktoren më të mirë dhe aktoren më të mirë dytësore në partyn e BAFTA-s.1967
Çifti i fuqishëm Elizabeth Taylor dhe Richard Burton marrin pjesë në BAFTA-n e vitit 1967. Atë vit, Taylor u shpall aktorja më e mirë britanike për filmin ‘Who’s Afraid of Virginia Woolf?’ dhe ‘Burton’, aktori më i mirë britanik për ‘Who’s Afraid of Virginia Woolf?’.1998
Një Julia Roberts që shkëlqente në tapetin e kuq të BAFTA-s. Roberts ishte nominuar më parë për aktoren më të mirë për ‘Pretty Woman’ në 1991 dhe do të vazhdonte të fitonte tre vjet më vonë për ‘Erin Brockovich’.2000
Yasmin Le Bon dhe Naomi Campbell shkëlqyen në një festë BAFTA në 2000.2004
Sofia Coppola dhe Renée Zellweger me statuja në duar pas ceremonisë së vitit 2004. Zellweger fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për ‘Cold Mountain’ ndërsa Coppola mban statujën që pranoi në emër të Bill Murray, njeriu i saj kryesor në ‘Lost in Translation’. (Vetë Coppola u nominua gjithashtu për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal.)