Një veteriner në Angli thuhet se ka përdorur pije me gaz për të ndihmuar një gomar të sëmurë. Sipas mediave të huaja, Joey nga The Donkey Sanctuary në Sidmouth, Devon, kishte një gjendje të njohur si “impaksion gastrik”.
Ai ishte aq keq sa nuk mund të hante e të pinte asgjë dhe kishte shumë dhimbje. Kështu, veterinerët i dhanë Joey-t 24 litra pije të gazuara gjatë katër ditëve përmes një tubi në hundë dhe tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Veterinari Jamie Forrest tha se Coca Cola ndihmon shumë stomakun në gjendjen e njohur si “impaksion gastrik”. Ai shpjegoi se ata përdorën Coca Cola sepse Joey kishte nevojë për kalori shtesë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave.
I dhamë Cola tri herë në ditë, gjatë një periudhe katër ditore.
Megjithatë, ai gjithashtu paralajmëroi se Coca Cola duhet t’u jepet kafshëve vetëm nga një veteriner për një arsye specifike dhe jo si pije e zakonshme.