Konkursi për Miss-in më të bukur në Zimbabve u fitua nga modelja 21-vjeçare Brooke Bruk-Jackson. Ky vendim ka shkaktuar protesta të ashpra brenda kufijve të kombit afrikan. Përse do thoni ju? E gjitha për shkak të ngjyrës së lëkurës së Brooke. Njerëzit u shprehën se duke qenë se ajo është e bardhë, nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë, ku 98% e popullsisë janë me ngjyrë.
Amanda Mpofu dhe Nokutenda Marumbwa, të dyja me ngjyrë, dolën në vendin e dytë dhe të tretë dhe shumë argumentuan se njëra nga të dyja duhej të kishte fituar. Kjo valë protestash dhe fyerjesh bëri që modelja të çaktivizonte komentet në postimin e saj të fitores në Instagram.
“Ajo nuk na përfaqëson, duhet të ishte me ngjyrë, është jashtëzakonisht tragjike dhe zhgënjyese dhe të parët e mi po kthehen përmbys në varre!” Pas disa ditësh heshtje, Brooke Bruk-Jackson reagoi duke thënë se ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person.