Celebrities Gossip Showbiz

“200 mijë ndjekës blihen për…”, zbuloni sa para fitojnë VIP-at shqiptarë në “Instagram”!

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

Një ditë më parë në emisionin “E Diell”, në Top Channel, u diskutua në lidhje me rrjetet sociale. A blejnë VIP-at shqiptarë ndjekës dhe sa kushtojnë? Gjithashtu u ngrit edhe pyetja se sa para fitojnë ata përmes reklamave në “Instagram”.

I ftuar në studio ishte eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili tregoi listën e çmimeve se sa kushtojnë ndjekësit?

2500 ndjekës janë 30 dollarë. 5000 ndjekës janë 35 dollarë. 10 mijë ndjekës 50 dollarë. 50 mijë ndjekës 200 dollarë dhe 100 mijë ndjekës 350 dollarë. 200 mijë ndjekës kushtojnë 600 dollarë.

I pyetur se sa personazhe të njohur kemi në Shqipëri që blejnë ndjekës, eksperti u përgjigj:

Këtë nuk e di, por dua të shpjegoj se si pozicionohen brand-et kur përzgjedhin një influencuese. Nuk përzgjedhin nga numri i ndjekësve, por çfarë njerëzish targëtojnë dhe ku duan të arrijnë me këtë gjënë. Nëse është një produkt masiv, kërkohet një influencuese me 1 milion ndjekës. Influencueset ‘kuzhiniere’ që kërkojnë nga 30 mijë euro për dy muaj për një post dhe dy story, nuk po e them emrin se kush është.