Ashtu siç edhe ishte premtuar, mbrëmja e kaluar e programit “Cherry Top”, ka nisur me rrëfime mjaft të veçanta. Elgit Doda ka qenë një ndër të ftuarit special në programin drejtuar nga Bora Zemani. Këngëtari dhe producenti i njohur ka folur për karrierën e tij muzikore dhe sigurisht nuk i kanë munguar disa pyetje ngacmuese.
I pyetur nga Bora sa i përket pagesës që ai merr nëpër koncerte, Elgiti nuk ka preferuar të japë një përgjigje kontrete por me shaka ka thënë se fiton rreth 200 mijë euro për nje koncert. Pavarësisht se është pyetur disa herë, Elgiti nuk ka zbuluar detaje por ka shtuar se në koncertet jashtë shtetit fitohet gjithmonë më shumë sesa fitohet në Shqipëri.
Bora: Sa ka qenë pagesa më e madhe që ke marrë në ndonjë koncert?
Elgiti: Mos prit që të ta them.
Bora: Ku paguhet më mirë brenda në Shqipëri apo jashtë?
Elgiti: Jashtë paguhet më shumë.
Bora: Po me sa zero?
Elgiti: Jo, nuk thuhet.
Bora: Ngrije vleren shumë që ta marrin vesh të gjithë.
Elgiti: 200 mijë euro (qesh).
Sa i përket koncerteve të tij, Elgiti ka treguar fillimisht se ka patur shumë frikë të dilte në skenë sepse i pëlqente më shumë të punonte në prapaskenë.