Një nga sitcom-et më të njohura të të gjitha kohërave, “Friends” ka kontribuar në karrierat e Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer gjatë transmetimit të tij nga viti 1994 deri në 2004. Edhe sot, aktorët e serialit thonë se fitojnë deri në 20 milionë dollarë në vit nga të drejtat e autorit.
Seriali, që ndjek jetën e gjashtë miqve në New York, i sjell Warner Bros një fitim vjetor prej 1 miliard dollarësh, duke siguruar një shpërblim prej 2 për qind të të ardhurave për protagonistët.
Në një intervistë, Vincent Ventresca, që luajti “Fun Bobby”, zbuloi se merr vetëm 2,000 dollarë në vit nga të drejtat e autorit për dy episodet ku ka marrë pjesë. Kjo sugjeron se aktorët që kanë pasur role më të vogla në serial mund të fitojnë nga 15,000 deri në 20,000 dollarë çdo vit. Pjesëmarrësit si Elliot Gould dhe Christina Pickles, që luajtën prindërit e Ross dhe Monica, gjithashtu përfitojnë një shumë të konsiderueshme nga rishfaqjet e serialit.
“Friends” mbetet një fenomen kulturor dhe një model suksesi në industrinë e argëtimit.