Sondat detare të dërguara kanë zbuluar një ‘ekosistem të pacenuar’ të panjohur më parë, 900 milje larg brigjeve të Kilit, të mbushur me specie të ngjashme me ‘alienët’. Ekspedita 28-ditore në këtë ‘mal’ të zhytur në ujë, pjesë e një vargmali të quajtur Ridge Nazca që qëndron përgjatë hendekut të thellë Peru-Kili të Paqësorit ka dokumentuar 20 krijesa të reja nënujore.
“Vetëm 26% e shtratit të detit është hartuar në këtë rezolucion të lartë”, sipas një prej shkencëtarëve kryesorë të misionit, Jyotika Virmani. Me këtë ekspeditë të udhëhequr nga Instituti Oqeanik Schmidt dhe anija e tij kërkimore ‘Falkor’ instituti tani ka shtuar afërsisht 200 lloje të reja në 1019 speciet e mëparshme të njohura se banojnë në këtë pjesë të Oqeanit Paqësor.
“Çdo ekspeditë në Falkor sjell në fokus pak më shumë shtratin e panjohur të detit dhe jetën në planetin tonë”-tha Virmani në një deklaratë. Megjithatë, mund të duhen vite për të shtuar zyrtarisht shumë nga këto pamje në Regjistrin Botëror të Specieve Detare dhe bazat e të dhënave të tjera, si krijesa të reja plotësisht të vërtetuara dhe të konfirmuara shkencërisht.