Bota Travel

20 restorantet në botë që ofrojnë një pamje spektakolare dhe duhet t’i vizitoni me patjetër një herë në jetë!

Vakti i përsosur duhet të ketë disa përbërës kryesorë: ushqim të shijshëm, pije të mirë dhe një mjedis ose ambient mahnitës. Restorante speciale në të gjithë botën u ofrojnë klientëve mundësinë për t’u ulur për një darkë unike me një pamje të paharrueshme të qytetit që kanë zgjedhur të vizitojnë, duke kombinuar destinacionet me ushqimet e shijshme. Pra në udhëtimin tuaj të rradhës merrni parasysh që të vizitoni një prej këtyre qyteteve të renditura më poshtë të cilat kanë restorantet që ofrojnë pamje mjaft të bukura nga vende të ndryshe si në Evropë, Australi, Azi, Amerikë dhe Afrikë.

01. “Nessun Dorma”/ Manarola, Itali

I vendosur në një shkëmb me pamje nga fshati i bukur i Manarola, “Nessun Dorma” u ofron të gjithë klientëve një pamje befasuese të detit teksa ata darkojnë dhe shijojnë ushqimet e kuzhinës lokale italiane. Menuja përmban ushqime të freskëta deti, makarona të bëra me dorë dhe peston e saj të famshme.

02. “Panorama Room”/Nju Jork

Jeni duke vizituar Nju Jorkun? Një restorant unik ku ju do ta gjeni veten në majë të qytetit madhështor është “Panorama Room”. Bari i koktejve ofron një pamje mahnitëse të horizontit ikonik, ndërsa menuja kombinon pjatat klasike amerikane të ndërthurura me ato bashkëkohore.

03.”Lumi Rooftop Bar & Restaurant”/ Lisbonë, Portugali

Gjithçka nën kujdesin e shefit João Silva,”Lumi Rooftop Bar & Restaurant” vjen me një menu të veçantë të kuzhinës vendase dhe të frymëzuar nga rajoni gjithashtu, përveç ushqimit nuk duhet të lëmë pa përmendur lumin Tagus dhe ndërtesat më historike të qytetit në sfond. Vizitojeni herët në mëngjes (që të mund të uleni në një vend) ose në mbrëmje për të parë diellin që “fundoset” dhe krijon pamjen e një perëndimi perfekt.

04.”Duck and Waffle”/ Londër, Angli

“Duck and Waffle”, ndodhet në katin e 40-të të Kullës Heron në Londër, ofron një pamje të paharrueshme të qytetit, duke përfshirë lumin Thames dhe Tower Bridge, nga dritaret e tij masive nga dyshemeja deri në tavan. Pjata e njohur e restorantit, rosa dhe waffle po me të njëjtin emër, është një domosdoshmëri absolute për ju që ta provoni, por gjithashtu është edhe versioni i tij vegan, i cili në vend të kësaj e zëvëndëson mishin me kërpudha.

05.”Cocina del Mar”/ Los Cabos, Meksikë

“Cocina del Mar” u ofron klientëve një pamje të jashtëzakonshme të detit të Cortez, duke e bërë atë një nga restorantet më romantike në rajon. Menuja fokusohet në ushqimet e detit të freskëta, duke përzier aromat meksikane dhe mesdhetare, të përfaqësuara në mënyrë perfekte me oktapodin e pjekur me misër krokant, turshi, jicama, selino dhe pak vaj susami.

06.Restoranti nënujor “Ithaa”/Ishulli Rangali, Maldive

Ju japim të drejtë që të mburreni gjatë gjithë jetës nëse keni rezervuar një tavolinë në Restoranti nënujor “Ithaa”, një restorant i zhytur pesë metra nën det. Një vakt këtu do të thotë të shijoni një pamje të plotë, 180 gradë të shkëmbinjve koralorë përreth dhe të gjitha kafshëve që jetojnë në të. Pjatat janë po aq të shkëlqyera sa pamja, duke përfshirë karavidhet dhe perimet e freskëta si artiçoka me hudhra të pjekura.

07. “Le Jules Verne”/ Paris, Francë

Në Paris, pamja më e mirë nuk është ajo e Kullës Eifel, por nga Kulla Eifel. Drekoni me një pamje spektakolare të qytetit francez duke rezervuar një tavolinë në Le Jules Verne, që ndodhet në Kullën Eifel. Restoranti ofron pamje të horizontit të qytetit dhe lumit Seine dhe ofron një menu të dedikuar franceze, duke përfshirë gjithçka nga foie gras deri tek makaronat me tartuf.

08. “Vertigo”/ Bangkok, Tajlandë

“Vertigo”, ndodhet në katin e 61-të të Banyan Tree Bangkok, është i njohur për pamjet më spektakolare që çdo restorant në botë mund të ofrojë, falë pamjeve 360 gradë të peizazhit vezullues të qytetit poshtë që duket se zgjat me kilometra. Pasi të keni mbetur të mahnitur nga pamja, të ftuarit mund të shikojnë një menu të mbushur me specialitete të detit si peshk të pjekur në skarë dhe mish si bërxolla qengji. Ose, mund t’i provoni të gjitha me një nga menutë e tij të shijimit të dedikuara me tre ose katër pjata.

09.”Mirablau”/Barcelona, Spanjë

“Mirablau” është më shumë se thjesht një destinacion ngrënieje, është një vend ku darka mund të kthehet lehtësisht në vallëzim me plot kuptimin e fjalës. Restoranti ofron një pamje panoramike të Barcelonës  deri në Sagrada Familia si dhe një menu të mbushur me tapas spanjolle dhe pjata mesdhetare. Sidoqoftë pas vaktit tuaj qëndroni dhe drejtohuni në diskotekën e dhomës së sipërme, ku një DJ sjell këngë nga vitet ’60 deri në ’90.

10. “Pangas Beach Club”/Tamarindo, Kosta Rika

Megjithëse nuk gjendet në katet e sipërme të ndërtesave si shumë restorante të tjera në këtë listë, “Pangas Beach Club” në Tamarindo, Kosta Rika ende mund të konkurrojë me ta pasi ndodhet në një bregdet të paprekura me rërë pranë Oqeanit Paqësor. Këtu, të gjithë që kanë ardhur që të shijojnë një vakt mund të konsumojnë ushqimet e detit dhe specialitetet e Kosta Rikës si Guanacaste Sampler, i cili vjen me një specialitet të peshkut të tymosur me delli të skuqur, krahë me spec djegës, ananas dhe një mix me ushqime deti të skuqura.

11.”Ambrosia”/Santorini, Greqi

“Ambrosia”, e cila lehtësisht e dallueshme mbi skajin e një shkëmbi në ishullin e Santorinit, është një nga vendet më të mira të perëndimit të diellit në të gjithë ishujt grekë. Rezervoni një tryezë këtu rreth një orë para perëndimit të diellit për të parë një pamje magjike dhe spektakolare të diellit teksa ai zhytet në Detin Mesdhe ndërsa ju shijoni pjatat greke si kallamarët e pjekur me salcë pesto dhe uzo.

12. “Sierra Mar”/Big Sur, Kaliforni

Ashtu si “Ambrosia”, “Sierra Mar” ndodhet mbi skajin e një shkëmbi masiv në anën tjetër të botës në Big Sur, Kaliforni. Pamjet e restorantit në Oqeanin Paqësor sigurisht që ia vlen të rezervohen vetëm, por po ashtu edhe menuja e tij e pasur me përbërës mjaft të përzgjedhur nga Kalifornia dhe jo vetëm pasi ka edhe ndërthurje të tyre.

13. “139 Pavilion”/Kajro, Egjipt

Nëse ndodheni në Egjipt ju nuk keni nevojë të udhëtoni larg për të shijuar pamjen mahnitëse të Piramidave të Mëdha. Në fakt, nëse hyni në Shtëpinë Marriot Mena, nuk keni nevojë as të largoheni nga hoteli juaj. Thjesht shkoni në restorantin e hotelit në “139 Pavilion”, i cili nxjerr në pah në mënyrë të përsosur piramidat nga hapësira e jashtme e oborrit dhe ofron një pamje unike. Klientët këtu mund të shijojnë çdo gjë që dëshirojnë falë një menuje të gjerë ndërkombëtare të ofruar.

14.”Dasheene”/ Saint Lucia, Karaibe

Ndjeni flladin e freskët të oqeanit në “Dasheene” një restorant që gjendet në Ladera Resort në ishullin e Shën Lucia. Nga dhoma e saj e ngrënies në ajër të pastër, klientët mund të shikojnë malet masive Piton dhe përtej Detit të Karaibeve drejt e në horizont. Ju mund të porosisni një menu me pjata të Shën Lucia të krijuara nga shefi Nigel, duke përfshirë sallatën e qengjit të Karaibeve dhe jo vetëm…

15. “Altitude”/Sidnei, Australi

“Altitude”, i cili ndodhet në Shangri-La Sydney, është vendi i duhur për të pasur pamjen mahnitëse të portit të Sidneit. Këtu, klientët mund të shikojnë Shtëpinë e Operas dhe Urën e Portit më poshtë, teksa darkojnë dhe provojnë specialitetet e kuzhinës australiane si merlucin Murray me romesco, lule kungull të njomë tempura dhe salcë pil pil.

16. “La MarléNaz”/ Bagnes, Zvicër

Pasi të jeni ngjitur rreth 1.8 km lart në malet zvicerane në Bagnes nuk duhet të humbisni kurrësesi një vakt në La MarléNaz. Shtëpia malore është po aq tradicionale prej guri dhe druri dhe një ballkoni me pamje nga vargmali i madh malor. Menuja e tij është gjithashtu tradicionalisht zvicerane, duke u dhënë klientëve atë përvojën e plotë alpine me djathërat, mishrat dhe kërpudhat vendase.

17.”Giraffe Manor”/Nairobi, Kenia

Nëse keni parë në Instagram reels apo foto gjatë viteve të fundit, me siguri keni parë edhe “Giraffe Manor” të shfaqet një ose dy herë. Resorti në Nairobi është shtëpia e një prej shërbimeve më interesante të mëngjesit pothuajse kudo; jo vetëm që ofron një menu të mbushur me kuzhinë afrikane dhe evropiane, por nëse shikoni nga dritaret e saj, ka të ngjarë të dalloni të paktën një nga gjirafat e Rothschild-it. Ata madje mund të afrojnë kokën për t’u bashkuar me vaktin tuaj.

18. “Nobu Malibu”/ Los Anxhelos, Kaliforni

Të jesh mbi Oqeanin Paqësor teksa darkoni dhe shijoni me ushqime deti të freskëta në “Nobu Malibu”. Restoranti është vendosur pak metra mbi rërë në plazhin e famshëm të Kalifornisë Jugore, duke e bërë atë një pikë kyçe në Kaliforni për një pamje mahnitëse të perëndimit të diellit.

19. “360 Istanbul”/ Stamboll, Turqi

Siç sugjeron edhe emri, “360 Istanbul” ofron një pamje 360 gradë të qytetit dhe ngushticës së Bosforit. Menuja është e mbushur me gatime turke tradicionale dhe gjithashtu ndërkombëtare, duke përfshirë shish kebab me fileto viçi me kofta fëstëku dhe rizoto me shafran me bizele të njoma, asparagus dhe kërpudha deti.

20.”Restaurante Fuerte de San Sebastián del Pastelillo”/ Cartagena, Kolumbi

“Restaurante Fuerte de San Sebastián del Pastelillo” i vendosur në një fortesë me pamje nga Gjiri i Kartagjenës, ofron një pamje piktoreske për një vakt të paharrueshëm. Këtu, darkuesit mund të shijojnë specialitetet lokale me tatakin e tij me ton, i cili vjen i prerë me spec me salcë soje dhe agrume dhe encocado de jaiba, një pjatë me gaforre me karkaleca dhe midhje, të gjitha të skuqura në një domate, qepë dhe qumësht kokosi.