Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një ditë më parë, Vëllai i Madh u dha banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një sfidë të re. Përmes një zarfi të bardhë, banorët u lajmëruan se do të bënin lojën e rezistencës.
Ai/ajo që reziston më gjatë duke mbajtur dritën ndezur, do të shpërblehet me 3 mijë euro.
“Banorë, një nga lojërat më të diskutuara vitin që shkoi ka qenë loja e rezistencës me butona. Ju duhet të mbani butonin shtypur në mënyrë që drita të qëndrojë gjatë gjithë kohës e ndezur. Nëse hiqni dorën nga butoni, dritat do të fiket dhe ju do të skualifikoheni. Minimumi i qëndrimit është 4 orë nga të gjithë. Banori që qëndron më gjatë, do të përfitojë 3 mijë euro”.
Ndërkohë 3 janë banorët që ende e vazhdojnë lojën. Fationi, Arta dhe Vesa kanë mbi 20 orë që kanë rezistuar, duke thyer kështu edhe rekordin që u vendos vitin e kaluar, mbi 14 orë.