Aktori i njohur Austin Butler ka folur së fundmi për ndarjen e tij me Vanessa Hudgens, më shumë se dy vjet pasi ata i dhanë fund. Butler në kopertinën e tij të qershorit 2022 të ‘GQ’ ka shprehur se:
Jeta është plot ndryshime. Duhet të gjesh një mënyrë për të qenë vazhdimisht në zhvillim dhe rritje.
Butler dhe Hudgens ishin të lidhur nga viti 2011 deri në vitin 2020, duke i dhënë fund romancës së tyre gati dhjetëvjeçare në janar të atij viti. Aktorja e “High School Musical” ka qenë më parë e lidhur me Zac Efron dhe nisi një romancë me lojtarin e MLB Cole Tucker në dhjetor 2020. Butler, nga ana e tij, u pa me modelen Kaia Gerber në dhjetor të vitit 2021 dhe ‘Page Six’ më vonë konfirmoi se ata po frekuentoheshin me njëri-tjetrin.
Dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në ‘Met Gala 2022’ në fillim të këtij muaji. Austin kur u pyet për fotot e tij me vajzën e Cindy Crawford dhe Rande Gerber tha se:
Nëse nuk e shoh foton, atëherë ajo nuk ekziston për mua. Nuk dua të jem vërtet negativ, por vështirë se ka ndonjë punë që e përbuz më shumë se paparacët.
Sa i përket lidhjes së tij të re, ai i tha revistës:
Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë që dua të ndajë, por faleminderit që më pyetët.
Butler, i cili luan legjendën e rock and roll-it, Elvis Presley në një film biografik të drejtuar nga Baz Luhrmann, që do të dalë në kinema në qershor, zbuloi gjithashtu se filloi të kishte probleme shëndetësore pas xhirimeve në Australi.
U zgjova në katër të mëngjesit me dhimbje torturuese. Trupi im filloi të mos funksiononte një ditë pasi mbarova Elvisin.