Një djalosh 2-vjeçar në Gjermani po përshkruhet si “Pikaso i vogël” pasi thuhet se ka shitur pikturat për rreth 7,000 dollarë secila. Sipas gazetës britanike ‘The Times’, Laurent Schwarz nga Bavaria ka krijuar një portofol pikturash që paraqesin elefantët, dinosaurët dhe kuajt
View this post on Instagram
Lisa Schwarz, nëna e tij, tregon për ‘PEOPLE’ se një nga pikturat e tij të quajtura “The People” aktualisht ka mbi 3,000 kërkesa për tu blerë. Duke folur për The Times, nëna e artistit të vogël zbuloi se e vuri re talentin e djalit të saj kur familja ishte me pushime në Tirolin e Jugut, Itali në shtator 2023.
Kishte një dhomë me bojëra në hotel dhe ne nuk mund ta nxirrnim më prej andej.
Lisa vendosi të krijojë një faqe në Instagram me punën e djalit të saj, e cila shpejt fitoi rreth 30,000 ndjekës. Lisa më pas vuri në shitje disa nga pikturat në faqen e internetit laurents.art dhe që atëherë artdashësit nga Britania e Madhe dhe Bahamas nuk kanë reshtur së kërkuari për to.
Një nga veprat, me titull “The Fingers”, do të jetë e vështirë të dalë në shitje, megjithëse një ofertues amerikan ka ofruar 148,000 dollarë, ndërsa më e njohura nga të gjitha, “The People”, ka marrë një ofertë prej të paktën 67,000 dollarë. Një ekspozitë private e veprave të Laurent do të mbahet në fshatin e tij Neubeuern në gusht dhe të ardhurat do të mbahen të sigurta në një llogari bankare derisa Picasso i vogël të mbushë 18 vjeç.