Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Qetsor Ferrunaj është banori më i ri i “Big Brother VIP”. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother” ka hyrë mbrëmë brenda shtëpisë më të famshme duke përjetuar për herë të dytë emocionet. Gjithashtu Fotinia, ish-banore e formatit të “Big Brother” është një ndër banoret e reja të “Big Brother VIP2”.
Prej disa ditësh Tani është shprehur se dëshironte të dilte nga shtëpia e “BBV” e kështu ka vendosur. Gjatë ‘Prime-it’ të sotëm Tani e ka shprehur publikisht se nuk kishte më dëshirë të qëndronte vrenda në shtëpi sepse nuk ndihej rehat dhe nuk e gjente veten në ambjentet që krijoheshin brenda në shtëpi. Pasi është përshëndetur me banorët ai është larguar nga shtëpia dhe është pritur në studio nga Arbana, ku dhe është shprehur se tani do të shikoj mundësinë që i dhanë për të qenë pjesë e kastit të “Portokalli”.