Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku si rezultatë I kontrolleve janë vendosur 1961 gjoba.
Policia njofton se janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Po ashtu, është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media.
Janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
-229 për parakalime të gabuara
-122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
-48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
-93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
-10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit
-11 për mungesë dokumentesh
-134 për parkim të gabuar
-1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor