Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, Ish-finalisti i “Big Brother VIP3”, Julian Deda, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale që pas mbarimit të reality show-t. Ai ndan me ndjekësit e tij të shumtë momente të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë edhe postimet për të qeshur.
Ditën e sotme Juli duket se feston 19 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Armanda Duma. Për të treguar këtë edhe me ndjekësit në rrjete sociale, Juli ka publikuar një foto të tyre nga dita e dasmës dhe ka shkruar disa fjalë të bukura për partneren e tij.
Eh si kemi qenë para 19 vitesh mi gru, tamam si të porsa martum. U plakshim bashkë zemra ime, të dua…!
View this post on Instagram
Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve, Top Channel, nis plot surpriza dhe të papritura. Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Ata kanë qenë të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.