Menjëherë pasi kanë lançuar albumin e tyre muzikor “Hardwired…to Self-Destruct” në nëntor të vitin 2016, grupi Metallica nisën turneun e tyre muzikor që vazhdon edhe sot.
Me dhjetra koncerte në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë, ky turne sapo u rendit i treti për nga fitimet.
Yjet e rrymës ‘heavy-metal’ momentalisht renditen të tretët sa i përket fitimeve gjatë turneut të tyre në këto 3 vite. Me mbi 10.3 milionë dollarë fitime ata gjenden në 3-shen më të mirë pas Elton John dhe Guns ‘n’ Roses.
Kjo shifër e turneut me emër “Worldwired Tour” është raportuar nga “Billboard Boxscore”. Metallica i është rikthyer një turneu muzikor 6 vite pas atij të fundit që quhej “World Magnetic Tour”.