Një valë e re grevash mund të godasë Hollywood-in, pas asaj të vitit 2023. 170 mijë kontrata po skadojnë dhe studiot e sindikatat aktualisht janë në ngërç. Kostumografë, skenografë, kameramanë, elektricistë, montazherë, ekspertë të efekteve speciale apo furnizues të kateringut pritet të mbetën pa punë më 31 korrik.
Për dekada, Hollivudi nuk ka qenë më Meka e kinemasë amerikane. Studiot preferojnë gjithnjë e më shumë të zhvendosin prodhimet atje ku është më e përshtatshme për ta bërë këtë. Producenti Michele Greco, i cili jeton në Los Anxhelos shprehet:
Realizova një projekt për NBC në Atlanta. Xhirimet në Hollywood janë bërë të pamundura. Duke nisur nga pagat e ekuipazhit, marrja me qira e materialeve, makinerive, vendndodhjeve dhe teatrove, një ditë xhirimesh në Los Angeles kushton pothuajse dyfishin e një vendi tjetër që mund të zjgedhësh. Nuk është e përshtatshme për mua, por as për studiot e mëdha që kanë humbur shumë para pas Covid-it.
Vitin e kaluar, sindikatat e aktorëve amerikanë përfunduan në një grevë 118-ditore dhe me sa duket edhe këtë herë një valë e re protestash po afron. Sindikata e aktorëve amerikanë SAG-AFTRA ra dakord për një marrëveshje me drejtuesit e studiove të Hollivudit për t’i dhënë fund një greve historike 118-ditore. Sindikata, e cila përfaqëson rreth 160,000 anëtarë të industrisë, ka qenë në grevë që nga 14 korriku duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në prodhimet e Hollivudit.
Marrëveshja erdhi pasi komiteti negociues i sindikatës kaloi ditë të tëra duke diskutuar mbi disa pika që i konsideronte “thelbësore”, duke përfshirë inteligjencën artificiale. Ai pasoi një ofertë të fundit, më të mirë dhe përfundimtare nga Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, grupi që përfaqëson studiot, shërbimet e transmetimit dhe prodhuesit në negociata.