Një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, si dhe u shpall në kërkim babai i tij O.SH., 52 vjeç, pasi ky i fundit, sipas policisë, nxiste të birin që të përdorte armë zjarri.
Ndërkohë që vetë djali 16-vjeçar mbante me vete armë të ftohta kur shkonte në mësim. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas sigurimit të informacionit se një 16-vjeçar, dyshohej që mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Around”.
Gjatë këtij operacioni u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, si dhe punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij, shtetasit O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.