Fansat e grupit muzikor legjendar, Guns N ‘Roses më në fund mund të shijojnë muzikën e re të grupit, 13 vite pas këngës së fundit. Rokerët legjendarë publikuan këngën e tyre të re “Absurd”, duke postuar në rrjetin social, Twitter edhe një video me një fragment të këngës.
New. Fn. Song.
⚡️ ABSUЯD ⚡️
Out NOW. Everywhere.https://t.co/34IcujcmsQ pic.twitter.com/gVh7RUaJ0W— Guns N' Roses (@gunsnroses) August 6, 2021
Ky është krijimi i parë në studio nga grupi, që prej albumit të vitit 2008, “Chinese Democracy”. Sipas revistës “Rolling Stone”, “Absurd” është një version i ripunuar i një kënge të mëparshme të Guns N ‘Roses, “Silkworms”, e cila nuk u publikua kurrë zyrtarisht.
Në një video tjetër të postuar në llogarinë e tyre në Twitter, grupi shfaqet duke interpretuar këngën ‘live’.
Absurd⚡️ pic.twitter.com/3SFxt6F2B2
— Guns N' Roses (@gunsnroses) August 5, 2021
Rikujtojmë, se Guns N ‘Roses aktualisht janë në një turne në Amerikën e Veriut që përfundon në fillim të tetorit. Një tjetër turne në Australi dhe Zelandën e Re është planifikuar për këtë vjeshtë. Ndërsa në Evropë ata pritet të mbajnë një turne në verën e vitit 2022.
Rikujtojmë,se 1 vit më parë ish-kreu i shtetit amerikan, Donald Trump vizitoi një fabrikë ku prodhoheshin maska mjekësore në Arizona ndërkohë që nuk mbante vetë një të tillë.
Presidenti i SHBA-ve nisi të mbante një fjalim rreth rëndësisë së ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rrezikun që shfaq koronavirusi por mesa duket askush nuk e dëgjoi. Punonjësit e fabrikës kishin vënë në sfond këngën hit të Guns ‘N Roses, “Live ‘N Let Die” duke e ngritur volumin në maksimum si shenjë proteste kundër Donald Trump, fjalimi i të cilit u mbyt nga ritmi i këngës rrok.