Fansat e Louis Tomlinson u detyruan të largoheshin nga koncerti i tij në Amfiteatrin Red Rocks në Kolorado, pasi u goditën nga breshri në madhësinë e topave të golfit. Ylli i “One Direction”, duhej të performonte në ambientet e jashtme por shfaqja u ndërpre kur deri në 100 persona kërkuan kujdes mjekësor për shkak të lëndimeve nga moti i pafavorshëm.
Sipas West Metro Fire Rescue, shtatë persona u dërguan në spital me lëndime dhe 80 deri në 90 pjesëmarrës të tjerë u trajtuan në vendngjarje. Disa fansa shkuan në Twitter se breshëri i kishte lënë me gishta dhe duar të thyera, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes treguan të tjerët duke u trajtuar nga mjekët. Imazhet tronditëse treguan gjithashtu breshërit e mëdhenj që mbushën teatrin, ndërsa Louis postoi në Twitter se ishte shkatërruar që shfaqja ishte anuluar.