Bota

10 personazhe të famshëm që me siguri nuk e dinit se janë të adoptuar!

Të gjithë kanë një fat të ndryshëm dhe ndonjëherë fëmijëria mund të jetë më pak se perfekte. Rreth 60 milionë fëmijë jetojnë në rrugë dhe është një hap i rëndësishëm dashamirësie kur fëmijëve u jepet mundësia të kenë një familje të vërtetë dhe nuk ka rëndësi nëse keni të njëjtin gjak. Ne po ju tregojmë 10 shembuj të personazheve të famshëm që dëshmojnë se adoptimi është i rëndësishëm në ndryshimin e jetës së njerëzve për mirë.

1. Steve Jobs

Schieble ishte nëna biologjike e gjeniut Steve. Ajo lindi Jobs dhe zgjodhi një çift birësues, një familje e thjeshtë që arriti të paguante për arsimin universitar të tij.

2. Marilyn Monroe

Nëna e Marilyn Monroe, Gladys mendërisht dhe financiarisht nuk ishte e përgatitur për një fëmijë. Pavarësisht kësaj, fëmijëria e hershme e Monroe ishte e qëndrueshme. Më vonë, Gladys vendosi që vajza e saj të birësohej nga çifti Albert dhe Ida Bolender.

3. Jack Nicholson

Për gati 4 dekada, Jack Nicholson besonte se nëna e tij, June, ishte motra e tij. June ishte vetëm 18 vjeçe kur lindi Jack. Për të shmangur turpin, ajo e birësoi djalin e saj.

4. Nicole Richie

Nicole Richie u adoptua kur ishte 9 vjeçe nga Brenda Harvey.

5. Jamie Foxx

Jamie Foxx e kujton fëmijërinë e tij si të paqëndrueshme dhe të dhimbshme. Ai thotë se u adoptua nga gjyshërit, sepse nëna e tij nuk ishte e përgjegjshme për të qenë një prind i mirë. Babai i tij gjithashtu nuk ishte i pranishëm por kjo nuk bëri që Foxx të bëhej një person i keq. Ai madje arriti të ishte një baba i mirë.

6. Frances McDormand

McDormand u adoptua nga Noreen dhe Vernon McDormand. Prindërit e saj birësues ishin një infermiere dhe një pastor. Të dy nuk kishin fëmijë biologjikë.

7. Keegan-Michael Key

Ai u birësua në moshë të re nga një çift nga Detroiti, të cilët ishin të dy punonjës socialë.

8. Ray Liotta

Liotta u braktis në një jetimore dhe më pas kur ishte 6-muajsh, një nëpunëse e qytetit, Mary dhe një pronar i një dyqani automjetesh, Alfred Liotta, e gjetën atë. Liotta ka një motër e cila u birësua gjithashtu.

9. Ice T

Pas sulmit në zemër të babait të tij, 12-vjeçari Marrow, i cili më vonë mori pseudonimin, Ice T, u kujdes nga tezja e tij. Më pas ai u dërgua të jetonte me një teze tjetër.

10. John Lennon

John Lennon u rrit nga tezja e tij, Mimi. Ajo e adoptoi atë nga nëna e tij, Julia Lennon. Tezja e tij ishte një model i rreptë për të riun Lennon.