Aktorja e “Hollywood”-it Angelina Jolie është shumë e njohur prej roleve që ka luajtur në filma të ndryshëm. Jolie, është një nga aktoret më të mira dhe më sexy në Hollywood. Përgjatë këtyre viteve ajo na ka mbërthyer para ekranit të madh të kinemasë me rolet e saj duke u siguruar që të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. Nga rolet e saj në filmat aksion dhe dramë, deri tek roli i saj i një nënë të shqetësuar, Angelia Jolie padyshim që ka lënë gjurmë në industrinë e kinematografisë. Përpos talentit, ajo ka fituar zemrat e të gjithëve, me bukurinë e saj natyrale dhe jo më kot mban kurorën si prej femrave më të bukura në botë.
Ju zbulojmë 10 filmat më të suksesshëm të Angelina Jolie që nuk duhet t’i humbisni dhe që duhet t’i shihni të paktën 1 herë në jetë.
10. “Girl Interrupted”, dramë, 1999.
Është një film biografi dhe dramë. Angelina Jolie luan rolin e një vajze të mbyllur prej 18 muajsh në një psikiatri. Lisa interpretuar nga Jolie, tregon që nuk ka njeri që mund ta ndalojë atë, të bëjë atë që ajo vërtet dëshiron. Jolie ka dhënë një performancë të mrekullueshme nën petkun e Lisës, e cila luante rolin e aktores joprotagoniste në film dhe pikërisht për këtë rol ajo ka fituar një çmim “Oscar”.
9. “The Good Shepherd”, dramë, thriller, histori, 2006.
Filmi rrëfen historinë e krijimit të CIA-s, gjatë Luftës se Dytë Botërore e sidomos gjatë luftës së ftohtë USA-BRSS, e gjitha kjo e parë përmes personazhit kryesor luajtur nga Matt Damon dhe në formën e një thriller-i. Angelina luan rolin e një vajze joshëse, Margaret Clover.
8. “Mr and Mrs Smith”, aksion, romancë, 2008
‘Mr. & Mrs. Smith’ i vitit (2005) është një ndër filmat më të komentuar të Jolie dhe është pikërisht një nga filmat që e kanë bërë atë që të njihet në gjithë botën, por kjo jo dhe aq rastësisht. Përveç interpretimit fantastik të saj, Angelina Jolie këtu është njohur me Brad Pitt dhe në skenat e xhirimit të këtij filmi ajo ra në dashuri me të. Pra një arsye më shumë për ta parë ‘Mr and Mrs Smith’.
7 . “Playing by Heart”, dramë, romancë, 1998.
Njëmbëdhjetë qenie njerëzore, të cilat janë të gjitha të lidhura, bashkohen për të krijuar një përrallë dashurie, me thyerje zemre, falje, pranimi dhe shprese. Jolie luan rolin e një aktoreje të re e cila aspiron për tu bërë pjesë e Hollywood-it.
6. “Lara Croft”, aksion, aventurë, 2001.
Tek filmi ‘Lara Croft: Tomb Raider’ vitit 2001, do shihni një super grua të interpretuar nga Angelina Jolie. Lara Croft, një grua shumë e pasur dhe e interesuar në gjetjen e objekteve artistike, por me vlerë historike. Kritikët e filmave e kanë vlerësuar maksimalisht rolin e Angelina Jolie në këtë film.
5. “Maleficient”, aksion, fantazi, 2014.
Jolie luan rolin e “Maleficient” një zanë e cila është rritur në një pyll magjik. Një dashuri që shkon keq e bën atë të ndryshojë tërësisht dhe të nisë një “luftë” për të mbrojtur të dashurit e saj! Maleficent-i dhe Aurora (vajza) fillojnë të vënë re ndryshimet mes mbretërisë së njerëzve dhe asaj të Moor-it. Gjërat komplikohen kur qëllimet e liga do të nisin luftën mes këtyre mbretërive dhe kur fuqitë e errëta të futen në lojë. Nje interpretim i mrekullueshëm, ku ajo transformohet si një shtrigë e vërtetë. ‘Maleficent’ është produkt i ‘Disney’ dhe është ri-përpunim i filmit të animuar ‘Bukuroshja e fjetur’.
4. “The Changeling”, horror, mister, 1980.
Tek filmi ‘The Changeling’, Jolie luan Christine Collins, nënën e një djali të zhdukur me emrin Walter. Roli i Jolie vë në lëvizje një protestë për policinë e korruptuar dhe për shpërdorimin e pushtetit, pasi ky film tregon historinë e vërtetë të rrëmbimeve të djemve të tjerë të rinj në të njëjtën zonë. Angelina Jolie për këtë rol është nominuar në “Oscars” tek kategoria ‘Aktorja më e mirë’.
3. “Salt”, aksion, mister, 2010.
Jolie luan rolin e Evelyn Salt, një agjente e CIA-s e cila është aktive si një spiune mashtruese ruse. Në vend që të kryejë ndjekje, është ajo që po ndiqet në këtë thriller spiunazhi të mbushur me aksion. “Aksion me taka të larta”.
2. “A Mighty Heart”, dramë, histori, 2007
Bazuar në një histori të vërtetë, Jolie luan Mariane Pearl, gruaja e reporterit të ‘Wall Street Journal’, Daniel Pearl. Pasi vizitoi Karaçin në 2002, Daniel nuk kthehet më kurrë në shtëpi pasi takohet me një klerik fondamentalist islamik. Mariane i drejtohet policisë në Karaçi, Ambasadës Amerikane, si dhe FBI-së, për të zbuluar se kush e mban atë peng dhe pse. Ky është një film i mjaft interesant për t’u parë për shkak fundit të kësaj historie të vërtetë. Jolie, luan rolin e një gruaje shtatzënë duke kërkuar drejtësinë me të gjitha format.
1. “Gia”, dramë, romancë, 1998
Jolie luan rolin e supermodeles së parë Gia Marie Carangi. Karriera e shkurtër e Carangi ishte mbushur me dashuri, pasiguri, kokainë, lumturi dhe heroinë. Jolie jep një performancë komanduese plot ulje dhe ngritje emocionale, një portretizim tërheqës i Carangi me një fund të trishtuar.