Sport

10 ndeshjet më të bukura të Euro 2024, mes tyre edhe Kroaci-Shqipëri!

UEFA ka përzgjedhur 10 ndeshjet më të bukura të Europianit “Gjermani 2024”, e cila dhuroi emocione dhe spektakël për një muaj. Ndër këto ndeshje, ishte dhe ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg, e vlefshme për Grupin B, që përfundoi me rezultatin 2-2. Në këtë takim, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol. Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.

Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë:

Gjermani-Skoci (5-1)
Turqi-Gjeorgji (3-1)
Kroaci-Itali (1-1)
Holandë- Austri (2-3)
Spanjë-Gjeorgji (4:1)
Austri-Turqi (1-2)
Gjermani-Spanjë (1-2)
Spanjë-Francë (2-1)
Holandë-Angli (1:2)

Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Ju rikujojmë se, Lamine Yamal i bëri vetes dhuratën më të bukur të datëlindjes, duke marrë medaljen e kampionit të Europës me Spanjën e tij. Në moshën 17 vjeç e një ditë, adoleshenti i Barcelona-s jo vetëm u bë lojtari më i ri që luan në finalen e një Europiani, por edhe që e fiton atë duke qenë protagonist.

Yamal dha asistin e golit të parë për Nico Williams, me një pasim fantastik, që i dha mundësinë sulmuesit të Bilbaos që të gjente rrjetën. Asisti i katërt për të në këtë Europian, ndërkohë që ka shënuar një gol spektakolar ndaj Francës. Yamal ka kontribuar në këtë edicion në 5 gola, po aq sa dhe Dani Olmo, duke qenë një nga më të dalluarit. Europiani i parë për të shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe te Barcelona besojnë se mund të jetë pasuesi i Leo Messi-t.