BMW, prodhuesi gjerman i makinave së fundmi ka investuar 1 miliard euro për zgjerimin e fabrikës së saj në Hungari. Tani çdo prodhues i makinave do të përpiqet të kontrollojë sa më shumë të jetë e mundur zinxhirin e furnizimit pa pasur nevojë të mbështetet tek palët e treta. BMW po investon 1 miliardë euro shtesë në fabrikën e montimit të baterive në Hungari dhe do të punësojë të paktën 500 njerëz të tjerë që do të jenë përgjegjës për prodhimin e qelizave të baterive më të fundit.
Këto qeliza të reja janë të dizajnuara për automjetet Neue Klasse të BMW dhe do të ofrojnë rreze të ngasjes të përmirësuar drastikisht dhe shpejtësi më të madhe karikimi. Ndërkohë që fabrika po ndërtohet, do të kalojnë të paktën 2 vite të tjera para se të shohim makinat e para që dalin nga linjat e saj të prodhimit.
Mënyra më e lehtë për të reduktuar mbetjet dhe ndikimin e makinave në mjedis është t’i bësh ato të zgjasin më gjatë, kjo sipas ekspertëve. Deri më tani, gjithçka kishte të bënte me numrat e prodhimit, me prodhimin e miliona makinave të reja dhe jo me shqetësimin për jetëgjatësinë e makinave të prodhuara.
Rikujtojmë, se BMW së fundmi njoftoi për një investim prej 1.72 miliard euro në ndihmën e fabrikës së saj të madhe Spartanburg në Karolinën Jugore për prodhimin e makinave dhe SUV-ve elektrike. Ajo shumë përfshinte edhe 711 milionë euro për ndërtimin e një fabrike në afërsi të saj për prodhimin e baterive.
Ndërkaq, blerësit e BMW duhet të jenë në gjendje të porosisin një makinë direkt nga prodhuesi në të ardhmen pa pasur nevojë të përfshijnë një tregtar makinash. Këtë ka deklaruar shefi i financës për ‘Muenchner Merkur’. Në një intervistë ai u shpreh se:
Ne duam t’u japim klientëve mundësinë të porosisin direkt nga ne.