Bota

Youtube është arsyeja që njerëzit mendojnë se toka është e sheshtë?!

Studiuesit besojnë se e kanë identifikuar arsyen kryesore të rritjes së ndjeshme të numrit të njerëzve që besojnë se Toka është e rrafshët. Dhe ajo, është Youtube. Nga të gjithë njerëzit e intervistuar, të gjithë pohojnë se ndryshuan mendje për formën e planetit pasi panë videot promovuese të teorive konspirative në youtube.