Bota

Videoja që po bëhet virale, talebanët përdorin helikopterin amerikan ‘për xhiro’!

Talebanët pasi kanë shtënë në dorë gjithë Afganistanin, tashmë kanë filluar që të shijojnë edhe luksin. Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se si një grup, përdorin helikopterin amerikan “Blackhawk” për të bërë xhiro, jo nga ajri, por përgjatë pistës. Javën e kaluar këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ngriti alarmin se talebanët kanë akses në mbi 200 mijë armë zjarri, 20 mijë makina dhe qindra mjete ajrore të dhuruara për ushtrinë afgane.

Ai shtoi se SHBA nuk e ka të qartë tablonë se tashmë armatime me vlerë 83 miliardë dollarë ndodhet në duart e armikut. Një pretendim i tillë, sipas medieve të huaja, vjen pasi u publikuan disa pamje në të cilat talebanët shihen duke bërë xhiro me një helikopter 6 milionë dollarë të prodhuar nga SHBA.

Pajisjet e dhëna nga SHBA për ushtrinë afgane që tani kanë të ngjarë të jenë në duart e talebanëve gjithashtu përfshijnë 50,000 automjete taktike, 1000 automjete rezistente ndaj minave dhe 150 transportues personeli të blinduar. Sidoqoftë, ekspertët thonë se është e paqartë nëse ka ndonjë brenda radhëve të talebanëve me njohuritë e duhura për të fluturuar.

Rikujtojmë se, disa shtete thonë se ekziston një kërcënim i lartë për një sulm terrorist në aeroportin e Kabulit dhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë për atje. Australia, SHBA dhe Britania e Madhe kanë dhënë paralajmërime për qytetarët e tyre, duke i këshilluar të largohen menjëherë nga zona, raporton “BBC”.